Prarohet Nokia 6700 Classic













Në Nokia duket se nuk "zhegiten” fare për recesion, është paraqitur versioni i artë i modelit të popullarizuar 6700 Classic.

Edhe pse në Nokia gjatë kohëve të fundit po luftojnë me shitjen e dobët, e me këtë edhe me financa të zvogëluara, këto "imtësi” nuk po i ndalojnë nga përpunimi i celularëve luksoz. Bëhet fjalë për lëshimin e modelit të artë 6700 Classic.

Shtëpiza, ndryshe nga çeliku i pandryshkshëm, është mbështjellë me ari prej 18-karatësh. Kënaqësi shtesë të luksozitetit ofron edhe çanta për bartje e cila shitet me celularin. Gjithashtu, në paketë merret edhe kartela e memories microSDHC me kapacitet prej 8 GB.

Detajet teknike të pajisjes janë identike me ato në versionin e thjeshtë të celularit. Në të gjendet ekrani 2.2 incësh me rezolucion prej 320x240 piksela dhe fotoaparati me rezolucion prej pesë megapikselash.

Nokia 6700 Classic në versionin e artë do të paraqitet në tregje të zgjedhura gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Çmimi i paralajmëruar për Evropë është 370 euro.

0 comments:

Post a Comment

 
Great HTML Templates from easytemplates.com.